Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 43

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 43:1 Pastaj mė ēoi te porta, te porta qė shikon nga lindja.

EZEK 43:2 Dhe ja, lavdia e Perėndisė tė Izraelit vinte nga lindja. Zėri i tij ishte si zhurma e shumė ujėrave dhe toka shkėlqente nga lavdia e tij.

EZEK 43:3 Vegimi qė pashė nė dukje ishte i ngjashėm me vegimin qė pata kur shkova pėr tė shkatėrruar qytetin, vegimi ishte i ngjashėm me vegimet qė pata pranė lumit Kebar; unė rashė me fytyrė.

EZEK 43:4 Dhe lavdia e Zotit hyri nė tempull nga porta qė shikon nga lindja.

EZEK 43:5 Pastaj Fryma mė ngriti lart dhe mė ēoi nė oborrin e brendshėm; dhe ja, lavdia e Zotit mbushte tempullin.

EZEK 43:6 Atėherė dėgjova dikė qė mė fliste nga tempulli, ndėrsa njė burrė rrinte mė kėmbė pranė meje;

EZEK 43:7 dhe ai mė tha: "Bir njeriu, ky ėshtė vendi i fronit tim dhe vendi ku vė kėmbėt e mia, ku do tė banoj nė mes tė bijve tė Izraelit pėrjetė. Dhe shtėpia e Izraelit nuk do ta ndotė mė emrin tim tė shenjtė,

EZEK 43:8 duke vėnė pragun e tyre afėr pragut tim dhe shtalkat e tyre afėr shtalkave tė mia duke pasur vetėm njė ndarėse midis meje dhe atyre, duke e ndotur kėshtu emrin tim tė shenjtė me veprimet e neveritshme qė kryenin; prandaj nė zemėrimin tim i shkatėrrova.

EZEK 43:9 Tani do tė largojnė nga unė kurvėrimet e tyre dhe kufomat e mbretėrve tė tyre, dhe unė do tė banoj nė mes tė tyre pėrjetė.

EZEK 43:10 Ti, bir njeriu, pėrshkruaja tempullin shtėpisė sė Izraelit, qė tė kenė turp pėr paudhėsinė e tyre. Le tė masin pėrmasat e tij,

EZEK 43:11 dhe, nė se kanė turp pėr tė gjitha ato qė kanė bėrė, ti u bėj tė njohur atyre modelin e tempullit dhe vendosjen e tij, daljet e tij dhe hyrjet e tij, gjithė modelin e tij dhe tė gjithė statutet e tij, gjithė format e tij dhe tė gjitha ligjet e tij; vėri tė shkruara para syve tė tyre me qėllim qė tė shikojnė tėrė modelin e tij, tėrė statutet e tij dhe t`i zbatojnė nė praktikė.

EZEK 43:12 Ky ėshtė ligji i tempullit. Gjithė territori qė ėshtė rreth majės sė malit do tė jetė shumė i shenjtė. Ja, ky ėshtė ligji i tempullit.

EZEK 43:13 Kėto janė pėrmasat e altarit nė kubitė (kubiti ėshtė njė kubit plus njė pėllėmbė): baza ka njė kubit lartėsi dhe njė kubit largėsi, me njė buzė prej njė pėllėmbė nė gjithė gjatėsinė. Kjo ėshtė lartėsia e altarit;

EZEK 43:14 nga baza nė tokė deri nė platformėn e poshtme ka dy kubitė; platforma ėshtė njė kubit e gjėrė; nga plaftorma mė e vogėl deri nė platformėn mė tė madhe ka katėr kubitė; platforma ėshtė njė kubit e gjėrė.

EZEK 43:15 Vatra e altarit ėshtė katėr kubitė e lartė, dhe nga vatra e altarit ngrihen katėr brirė.

EZEK 43:16 Vatra e altarit ėshtė e gjatė dymbėdhjetė kubitė dhe e gjėrė dymbėdhjetė kubitė, domethėnė njė katror i pėrsosur.

EZEK 43:17 Platforma e sipėrme nė tė katėr anėt e saj ėshtė e gjatė katėrmbėdhjetė kubitė dhe po aq e gjėrė, me njė buzė rreth e qark prej gjysmė kubiti; shkallaret e veta shikojnė nga lindja".

EZEK 43:18 Pastaj mė tha: "Bir njeriu, kėshtu thotė Zoti, Zoti: Kėto janė statutet pėr altarin kur tė ndėrtohet pėr tė ofruar olokaustet dhe pėr ta spėrkatur sipėr me gjak.

EZEK 43:19 Priftėrinjtė levitikė qė vjnė nga fisi i Tsadokut, tė cilėt mė afrohen pėr tė mė shėrbyer", thotė Zoti, Zoti, "ti do t`u japėsh njė dem tė ri pėr flijimin e mėkatit.

EZEK 43:20 Do tė marrėsh pak gjak prej tij dhe do ta vėsh mbi katėr brirėt e altarit, mbi katėr qoshet e platformės dhe rreth e qark buzės; kėshtu do ta pastrosh dhe do tė kryesh shlyerjen pėr tė.

EZEK 43:21 Pastaj do tė marrėsh demin e ri tė flijimit tė mėkatit dhe do ta djegėsh nė njė vend tė caktuar tė tempullit, jashtė shenjtėrores.

EZEK 43:22 Ditėn e dytė do tė ofrosh si flijim pėr mėkatin njė cjap pa tė meta dhe me tė do tė pastrohet altari siē u pastrua me demin e ri.

EZEK 43:23 Me tė pėrfunduar pastrimin e tij, do tė ofrosh njė dem tė ri pa tė meta dhe njė dash tė kopesė pa tė meta.

EZEK 43:24 Do t`i paraqesėsh pėrpara Zotit, dhe priftėrinjtė do tė hedhin mbi ta kripė dhe do t`ia ofrojnė si olokaust Zotit.

EZEK 43:25 Shtatė ditė do tė ofrosh njė cjap si flijim pėr mėkatin; do tė ofrosh gjithashtu njė dem tė ri dhe njė dash tė kopesė, tė dy pa tė meta.

EZEK 43:26 Shtatė ditė do tė bėhet shlyerja pėr altarin, do tė pastrohet dhe do tė shenjtėrohet.

EZEK 43:27 Me tė mbaruar kėto ditė, nga dita e tetė e tutje priftėrinjtė do tė ofrojnė mbi altar olokaustet tuaja dhe flijimet tuaja tė falenderimit, dhe unė do t`ju pėlqej", thotė Zoti, Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase